Politike

Krahasimi me vendet e rajonit/ Rama: Shqipëria ka kaluar pandeminë pa plagë katastrofike

29 Dhjetor 2020, 09:49 Nga DOSJA
Krahasimi me vendet e rajonit/ Rama: Shqipëria ka kaluar pandeminë pa

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në konferencën që zhvilloi ditën e sotme me gazetarët u shpreh se Shqipëria ka kaluar pandeminë pa plagë katastrofike. Rama tha se në Shqipëri kanë vdekur 405 persona për 1 milionë banorë, ndërsa raporti sipas tij në Bosnje Hercegovinë dhe Maqedoni e Veriur është më i lartë.


Në Shqipëri kanë humbur jetën mesatarisht 405 persona për 1 mln banorë. Në Bosnjë dhe Maqedoni norma është më e lartë. Ne jemi në një nivel të pranueshëm dhe të arsyeshëm për të qenë të motivuar për të shkuar deri në fund pa plagë katastrofike. Përsa i përket menaxhimit të sistemit në vetëvete, flasin vetë faktet. Vlen të ngrihet një krahasim ndihmës mes ku ishim dhe ku jemi me strukturën spitalore. Imagjinoni sikur kjo goditje të na kishte gjetur me infrastrukturën spitalore të 7 viteve më parë. Ne sot jemi në kushtet kur infrastruktura është po njësoj si në vendet e tjera përsa i përket vijës së zjarrit. Kemi kapacitete. Do të kemi 400 mijë teste të shpejta që do vijnë në Shqipëri. Kemi të mbuluar skemën e rimbursimit të paketës bazë të barnave për trajtimin e COVID-19. Prej ditës së parë paguajmë 1000 euro plus çdo muaj mjekët. 30 mln euro janë vendosur në dispozicion për fuqizimin e kësaj vije.’- u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot komunikimin e fundit me gazetarët për vitin 2020. Ai bëri një bilanc për vitin ku në fokus ishte menaxhimi i pandemisë COVID19, ndërsa dha lajmin se në mesin e muajit janar edhe në Shqipëri do të nisë vaksinimi kundër virusit.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama jep LAJMIN E MADH: Nis vaksinimi ndaj Covid-19 në mes të Janarit! Kemi shkatërruar 30 banda, të larguarit nga drejtësia do japin llogari një e nga një për pasurinë

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 06:18

TIRANË– Erion Braçe, zëvendës kryeministër është vënë në një zgjedhje të vështirë. I ftuar në “Procesi Sportiv”, përmes një lidhjeje me Skype, Bra&c...