Politike

Vaksina e Covid-19/ Rama: Shumë shpejt finalizojmë marrëveshjen me Pfizer, Italia e nisi me vetëm 9700 doza…SHBA-ja s’na

29 Dhjetor 2020, 09:40 Nga DOSJA
Vaksina e Covid-19/ Rama: Shumë shpejt finalizojmë marrëveshjen

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar edhe një herë tjetër se është në marrëveshje me të gjitha kompanitë si Pfizer, Moderna dhe Astrazeneca për të siguruar vaksinën anti-Covid-19 për Shqipërinë. 

Në konferencën e fundit të këtij viti me gazetarët, Rama tha se shumë shpejt do të finalizohet marrëveshja me kompaninë Pfizer. 

Edi Rama: Jemi në përpjekje për të siguruar vaksinën. Më vjen shumë keq kur dëgjoj fjalë lart e poshtë. Italia ka marrë vetëm 9700 doza. Italia, vendi i Bashkimit Europian, me një popullsi të konsiderueshme, e nisi vaksinimin me aq doza. Vaksinat janë ndarë në një mënyrë apo në një tjetër mes vendeve të Bashkimit Europian. Dhe nga ana tjetër, kompanitë, duke filluar nga Pfizer, bëjnë marrëveshje të cilët sidoqoftë janë të lidhura me shtet. Nuk ka një marrëveshje tani që bëhet drejtpërdrejtë me kompaninë dhe në mënyrë bilaterale ti blen sipas asaj që ofron. Marrëveshja është e lidhur me shtetet, me të cilat Pfizer ka vendosur vijat e para të komunikimit. Faktikisht kur them shtetet, kam parasysh të gjithë BE-në si një komunitet i tërë. Asnjë dozë nuk del nga shtetet e Bashkuara, është një akt ndalimi nga Presidenti i SHBA-ve. Jemi në diskutime edhe me Astrazeneca-n e Moderna-n, shumë shpejt do të finalizojmë marrëveshjen me Pfizer e cila lidhet me shtetet që kanë kapacitete më të mëdha.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama jep LAJMIN E MADH: Nis vaksinimi ndaj Covid-19 në mes të Janarit! Kemi shkatërruar 30 banda, të larguarit nga drejtësia do japin llogari një e nga një për pasurinë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 06:18

TIRANË– Erion Braçe, zëvendës kryeministër është vënë në një zgjedhje të vështirë. I ftuar në “Procesi Sportiv”, përmes një lidhjeje me Skype, Bra&c...