Politike

Rama mbyll 2020 me gazetarët: Në mes të janarit nis vaksinimi, Anti-Shpifja do të bëhet me dakordësi, vaksina ruse nuk vje

29 Dhjetor 2020, 09:10 Nga DOSJA
Rama mbyll 2020 me gazetarët: Në mes të janarit nis vaksinimi,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dha lajmin se Shqipëria do të nisë vaksinimin kundër COVID19 në mes të muajit janar. Gjatë konferencës së fundit për vitin 2020 me gazetarët, Rama u ndal tek një sërë çështjesh, por fokusin kryesor e pati pandemia COVID19. “Do të fillojmë menjëherë në muajin janar, dhe këtu do jemi e do ta shikoni.”-tha ai, duke hedhur edhe një bast publik me gazetarët për nisjen e vaksinimit. 

Rama tha se edhe vendet e tjera janë mbrapa me procesin, duke sjellë në vëmendje shembullin e Italisë. “Më vjen shumë keq kur dëgjoj fjalë lart e poshtë. Italia ka marrë vetëm 9700 doza. Italia, vendi i Bashkimit Europian, me një popullsi të konsiderueshme, e nisi vaksinimin me aq doza.”-tha ai. 


Më tej, foli për ndarjen e vaksinave sipas vendeve, duke sqaruar se marrëveshja lidhet me shtetet që janë më të fuqishme dhe më të pasurat. “Jemi në diskutime edhe me Astrazeneca-n e Moderna-n, shumë shpejt do të finalizojmë marrëveshjen me Pfizer e cila lidhet me shtetet që kanë kapacitete më të mëdha.”-tha ai, ndërsa mohoi kategorikisht vaksinimin e shqiptarëve me vaksinën “Sputnik V”, e vetëofruar dje me bujari nga ambasada ruse në Tiranë. 

Kryeministri foli edhe për ndihmën ndaj biznesit të vogël dhe qytetarëve për të përballuar COVID19. “Jemi në rajon në vend të dytë, pas Serbisë”-tha ai për ndihmën ndaj biznesit. 

Ndërkohë që i pyetur për paketën Antishpifje Rama tha se ajo të kalojë vetëm me dakordësi për shkak të zhurmës jashtë dhe brenda vendit, në të kundërt “kurrë mos u bëftë”.

Rama nuk pranoi të japë komente për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij, “nuk mund të vë vija të kuqe si Baba Xhikja”. Shefi i qeverisë deklaroi se PS do të fitojë mandatin e tretë me siguri të plotë, pasi “Shqipëria nuk mund të kthehet pas”. 

Ai u pyet edhe për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në Detin Jon, dhe i cilësoi akuzat e opozitës dhe presidentit si politike. Rama tha se nuk do të bënte kurrë një negociatë që bie ndesh me interesat e vendit, ndërsa akuzoi presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, se janë ata që bënë marrëveshjen e 2009-ës dhe sot po mbrojnë detin. “Çfarë ti themi ne shtetit grek kur këtë e prodhon mendja e autoritet me të lartë të shqipëri, dhe ish- autoritetit, Presidentit dhe ish presidentit, kjo është gjëja më elementare e mundshme”-tha Rama. 

Bashkëbisedimi i tij virtual me gazetarët u mbyll me një urim për festat, ndërsa më herët i kërkoi ndjesë të birit, Zaho, që nuk e ka aq pranë sa duhet ndërsa po rritet, kurse shqiptarëve iu kërkoi të kujdesen për prindërit dhe gjyshërit e tyre gjatë festave.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 06:18

TIRANË– Erion Braçe, zëvendës kryeministër është vënë në një zgjedhje të vështirë. I ftuar në “Procesi Sportiv”, përmes një lidhjeje me Skype, Bra&c...