Bota

Stuhi të forta bore në Iran, vdesin 10 alpinistë, rezultojnë të zhdukur disa të tjerë

27 Dhjetor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Stuhi të forta bore në Iran, vdesin 10 alpinistë, rezultojnë

IRAN- Irani është përfshirë nga stuhi bore, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 10 alpinistë dhe rezultojnë të zhdukur disa të tjerë. Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetërore, ku gjithashtu sipas raportimeve numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi disa alpinistë që kanë qenë në veri të Teheranit, rezultojnë të zhdukur.

Kërkimet dhe përpjekjet e shpëtimit u ndërprenë gjatë natës, por pritet të vazhdojnë sot.

Autoritetet e parashikimit të motit i kanë paralajmëruar më herët qytetarët që të mos udhëtojnë në male, ku janë raportuar stuhi dhe ortekë bore. Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga reshjet e borës dhe erat e fuqishme që kanë bllokuar rrugë në shumë pjesë të vendit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota iran iran

Sondazh

Poll