Bota

‘Adrenalinë, çka po di ti’/ Fero bën namin në Mitrovicë, mban koncert në kohë COVID-i. I ‘çmend’ fansat me “Ga

27 Dhjetor 2020, 09:06 Nga DOSJA
‘Adrenalinë, çka po di ti’/ Fero bën namin në

KOSOVË– Reperi nga Gjilani, Fero, ka mbajtur një mini-koncert brenda një lokali në Mitrovicën e Jugut. Në një video të publikuar në mediat vendase, duket qartë se çfarë po ndodh brenda ‘club-it’.

Nga pamjet duket qartë numri i madh i personave që janë mbledhur për të dëgjuar reperin që këndon, dhe u kërkon që të përsërisin pas tij thënien e tij të famshme “Gang-Gang”, ndërkohë që rregullat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 nuk respektohen aspak.


Kosova prej kohësh ka marrë masa më të ashpra se Shqipëria dhe ka kufizikuar orarin e qarkullimit për qytetarët e saj. Qytetarët lejohet që të qarkullojnë deri në orën 20:00 të mbrëmjes por mesa duket dje kanë pasur mundësi që t’i shpëtojnë Policisë dhe të rebelohen ndaj COVID-19 me pak rep. 

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet e Kosovës, dhe nuk dihet ‘dënimi’ ndaj reperit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fero koncerti i feros ne mitrovice fero koncerti i feros ne mitrovice

Sondazh

Poll