Bota

Vaksinimi anti-Covid në BE/ Sllovakia dhe Hungaria nisi dje shpërndarjen e dozave të para

27 Dhjetor 2020, 10:31 Nga DOSJA
Vaksinimi anti-Covid në BE/ Sllovakia dhe Hungaria nisi dje

SLLOVAKI-Faza e parë e vaksinimit në disa vende të Evropës, ka nisur ditën e djeshme. Sllovakia është një prej tyre. Personi i parë që është vaksinuar ka qenë një anëtar i Komisionit të menaxhimit të pandemisë në qeveri, Valdimir Krcmenry.

Ndërkohë dhe Hungaria po ashtu ditën e djeshme ka nisur vaksinimi. Ministri i Hungarisë, Miklos Kasler ka thënë se vaksinat ishin shpërndarë në Qendrën Spitalore Jug-Pest në Budapest dhe se punonjësit e kujdesit shëndetësor kishin filluar të merrnin dozat e para. Gjithashtu ai ka shtuar se vendi ka bërë një hap para në frenimin e pandemisë.

“Sot, ne kemi bërë një hap të rëndësishëm në frenimin e epidemisë,” shtoi ai.

Sasitë e para të vaksinave anti-Covid Pfizer dhe Biontech kanë mbërritur ditën e djeshme në 27 vendet  Bashkimit Evropian dhe sot do të nis faza e parë e vaksinimit në të gjitha vendet. Ndërkohë ditën e djeshme ka nisur vaksinimi në Gjermani, Hungari dhe Sllovaki. Ndërsa, sot deri më tani procesi ka filluar në Itali dhe Gjermani. Sasi e parë e dozave është e kufizuar në 10,000 për shumicën e vendeve. Ndërsa në muajin janar pritet vaksinimi masiv i popullsisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nis vaksinimi ne be nis vaksinimi ne be

Sondazh

Poll