Bota

S’u besojnë as vetes! Mjekët çohen herët, me syze e doreza i marrin vetë vaksinat anti-COVID nga kamionet, me shumë kujd

27 Dhjetor 2020, 08:58 Nga DOSJA
S’u besojnë as vetes! Mjekët çohen herët, me syze e

ATHINË– Sot në Greqi do të injektohen 9,750 dozat e para të vaksinave anti-COVID nga kompania Pfizer-BioΝTech. Puna ka nisur që në mëngjes herët ku mjekët, pa i besuar askujt tjetër, i kanë marrë vetë nga kamioni vaksinat dhe me doreza e syze me kujdes i kanë vendosur nëpër frigoriferë. 

Vaksinat duhet që të ruhen në zona të specializuara, me temperatura që variojnë nga -70 në -80 ° C. Sipas mediave vendase, i gjithë operacioni i ruajtjes, shpërndarjes dhe kontrollit është ndërmarrë nga Ministria e Mbrojtjes, e cila gjithashtu do të marrë pjesë në transportin në zonat e thella të vendit tonë dhe ishujt e largët.

LAJMI KRYESOR: Operacioni ‘Liria’! Greqia nis sot vaksinimin anti-COVID, dozat e ‘Pfizer’ shpërndahen në të gjithë vendin

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi operacioni liria ne greqi greqi operacioni liria ne greqi

Sondazh

Poll