Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ Kreu i kompanisë AstraZeneca: Vaksina jonë është efektive kundër variantit të ri

27 Dhjetor 2020, 09:19 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid-19/ Kreu i kompanisë AstraZeneca: Vaksina jonë

SHBA– Pascal Soiro, menaxheri i përgjithshëm i Astrazeneca, ka deklaruar se vaksina e tyre mund të jetë efektive ndaj mutacionit të ri të Covdi-19.

Sipas tij, studiuesit në kompaninë farmaceutike besojnë se vaksina e tyre do të jetë efektive kundër mutacionit të ri të koronavirusit që u zbulua në Britaninë e Madhe dhe tani është zbuluar në vendet e tjera të Evropës, ai e ka quajtur këtë gjetje, një formulë fitore, por duke theksuar se do të bëj akoma studime.

“Deri më tani, ne besojmë se vaksina mund të jetë efektive. Por nuk mund të jemi të sigurt para se ta provojmë,”-ka thënë ai.

Mutacioni i ri i koronavirusit u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, e më pas u zbulua dhe në vende të tjera në Evropë, si Holandë, Danimarkë, Itali, Singapori dhe Gjermani. Së fundmi dhe në Spanjë dhe Suedi. Deri më tani mbi 40 vende, përfshirë Turqinë dhe ato evropiane, kanë pezulluar trafikun ajror me Mbretërinë e Bashkuar. Disa prej tyre, përfshirë Francën, mbyllën edhe kufirin e tyre tokësor.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i ri i covid pascal soiro mutacioni i ri i covid pascal soiro

Sondazh

Poll