Bota

Vdes në moshën 98-vjeçare, agjenti i dyfishtë rus i Luftës së Ftohtë, George Blake

27 Dhjetor 2020, 10:46 Nga DOSJA
Vdes në moshën 98-vjeçare, agjenti i dyfishtë rus i

RUSI-Ish-spiuni britanik dhe agjenti i dyfishtë i epokës së Luftës së Ftohtë George Blake ka vdekur në moshën 98 vjeç në Moskë. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet ruse, ku kanë vënë në dukje dhe ndihëm që ai ka dhënë për Rusinë.

“Oficeri legjendar i inteligjencës, George Blake, ka vdekur sot. Blake e ka dashur sinqerisht vendin tonë dhe ka admiruar arritjet e popullit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore,”-tha një zëdhënës i Agjencisë së Inteligjencës së Huaj në Rusi, SVR.

Gjithashtu, ka reaguar dhe kreu i qeverisë Ruse, Vladimir Putin, i cili ka thënë se Blake ka qenë një profesionit dhe një njeri më guxim të veçantë.

“Blake ka qenë një profesionist i shkëlqyeshëm me një vitalitet dhe guxim të veçantë. Në vitet e shërbimit të tij të vështirë dhe intensiv, ai ka dhënë një kontribut me të vërtetë të paçmuar në sigurimin e barazisë strategjike dhe ruajtjen e paqes në planet,”-ka thënë Putin.

Blake ka lindur në Holandë në vitin 1922 dhe mbiemri i tij origjinal ishte Behar. Ai është rritur në Roterdam dhe në Egjipt, përpara se të ndiqte Universitetin e Kembrixhit, për të studiuar rusishten. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ka shërbyer në rezistencën holandeze, edhe pse ka qenë i ri.

Në vitin 1944 është bashkuar me Marinën Mbretërore të Britanisë, ndërsa më vonë është rekrutuar nga Shërbimi Sekret i Inteligjencës, MI6. Blake është dërguar në Seul dhe është kapur nga forcat e Koresë së Veriut në vitin 1950. Gjatë robërisë së tij trevjeçare, Blake është bërë komunist dhe është rekrutuar nga shërbimi sovjetik i inteligjencës, KGB. Gjatë nëntë vjetëve, Blake besohet se ka ekspozuar rreth 40 agjentë të MI6-ës te KGB-ja, duke shkaktuar përçarje të mëdha në aktivitetet e MI6-ës në Evropën lindore.

(k.a/dojs.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george blake rusi george blake rusi

Sondazh

Poll