Bota

Covid-19/ Mbi 80 mln të infektuar dhe 1 mln të vdekur në gjithë botën, Europa nën izolim, ‘frikë’ nga festat

27 Dhjetor 2020, 08:58 Nga DOSJA
Covid-19/ Mbi 80 mln të infektuar dhe 1 mln të vdekur në

Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 80 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,765, 629 njerëz dhe janë shëruar mbi 56 milionë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara që prej fillimit të pandemisë janë renditur të parat me numrin më të lartë të infektimeve dhe të vdekjeve. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv, mbi 160,604 persona, duke e çuar numrin në total mbi 19 milionë dhe kanë ndërruar jetë mbi 1,408 pacientë dhe shifra në total ka shkuar 339,921.

India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 18,574 persona të infektuar dhe në total ka aritur 10,188,392 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 280 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 147,659. Gjendja me Covid-19, ka qenë problematike në Evropë, ku shumë vende janë përballuar me valën e dytë të pandemisë dhe kanë shtrënguar masat parandaluese, duke bërë kështu që të ketë kufizime dhe në organizimin e festave.

Franca ka shënuar një ulje të rasteve të infeksionit ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 3,093 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,550,864 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 146 njerëz dhe numri në total është 62,573 viktima.

Edhe Gjermania ka shënuar një rritje të infektimeve. Numri i rasteve të konfirmuara pozitive në Gjermani gjatë orëve të fundit është mbi 10,432, njerëz, duke e çuar shifrën në total 1,643, 169 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 189 njerëz dhe numri në total është 30,157 viktima. Që në Gjermani ka nisur faza e parë e vaksinimit, ku një e moshuar 101 vjeç është personi i parë që ka marrë vaksinën.

Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 8913  persona të infektuar, duke e çuar numrin në total  2,047,696 ndërsa numri i vdekjeve është mbi 335 duke e çuar shifrën në total 71,925 njerëz. Italia prej 3 ditësh është futur në izolim total, ndërkohë që ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit anti-Covid, ku personat e parë që janë vaksinuar janë mjekët.

Greqia, po ashtu ka vendosur që të izolojë vendin për festa, duke caktuar masat deri në 7 janar. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit janë shënuar pozitiv mbi 342 persona, duke e çuar numrin në total 135,456 dhe kanë ndërruar jetë mbi 53 persona dhe numri i vdekjeve në total është 4,606.

(k.a/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bilanci ne bote koronavirusi ne bote bilanci ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll