Bota

Nis vaksinimi anti-COVID në Evropë, Komisioni Evropian: Sot po kthejmë faqen e kapitullit

27 Dhjetor 2020, 08:35 Nga DOSJA
Nis vaksinimi anti-COVID në Evropë, Komisioni Evropian: Sot po

EVROPË-Vaksinimi anti-Covid ka nisur ditën e sotme në Evropë. Në lidhje me këtë ka reaguar dhe Komisioni Evropian, ku theksohet dhe bashkëpunimi i vendeve të Bashkimit Europian në betejën kundër  Covid-19.

“Vaksinimi kundër Covid-19 po fillon sot në BE.  Ne kemi vepruar në unitet gjatë gjithë kësaj kohe. Sot ne fillojmë të kthejmë faqen në këtë kapitull së bashku,”-shkruhet aty. 

Postimi i plotë:

The first vaccinations against COVID-19 are beginning across the European Union today.

We have acted in unity throughout this pandemic. Today we begin to turn the page on this chapter, together.#EUVaccinationDays #StrongerTogether pic.twitter.com/CZoCx8NTB0

— European Commission ?? (@EU_Commission) December 27, 2020


Sasitë e para të vaksinave anti-Covid Pfizer dhe Biontech kanë mbërritur ditën e djeshme në 27 vendet  Bashkimit Evropian dhe sot do të nis faza e parë e vaksinimit. Deri më tani procesi ka filluar në Itali dhe Gjermani. Sasi e parë e dozave është e kufizuar në 10,000 për shumicën e vendeve. Ndërsa në muajin janar pritet vaksinimi masiv i popullsisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nis vaksinimi ne be nis vaksinimi ne be

Sondazh

Poll