Bota

Mjeku që shpëtoi veten! Bëri vaksinën e ‘Modernës’, mjeku onkolog shënoi 150 rrahje zemre në minutë, injektoi veten

27 Dhjetor 2020, 08:48 Nga DOSJA
Mjeku që shpëtoi veten! Bëri vaksinën e

SHBA– Një mjek në Boston ka pësuar një reaksion alergjik pasi u injektua me vaksinën anti-COVId të Modernës. Qendra Mjekësore e Bostonit konfirmoi të premten se Dr. Hussein Sadrzadeh, i cili thuhet se ka një alergji ndaj butakëve u dërgua në Urgjencë pasi mori dozën e tij të parë. 

Pak pasi bëri vaksinën, mjeku onkolog pati marrje mendsh dhe të rrahura të larta zemre, që  arritën maksimumin e 150 rrahje në minutë, pothuajse dyfishi i normales. Gjuha iu mpi dhe pati djersë të ftohta deri në mometin që injektoi veten me epinefrinën që kishte pranë tij. Ai u transportua me barelë në dhomën e urgjencës, ku iu dhanë ilaçe të ndryshme, përfshirë steroide dhe katër orë më vonë gjendja e tij u kthye në normalitet.

Kjo nuk është hera e parë që dikush ka reaksion ndaj vaksinës, megjithatë deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të rëndë apo viktima. Ndërkohë që deri më tani pak më shumë se 1 milion njerëz në ShBA kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës dhe vetëm një pjesë e vogël e reagimeve ndaj tyre ishin kualifikuar si anafilaksi, reaksion alergjik i rëndë dhe potencialisht i rrezikshëm për jetën.

Marrë nga nbcboston.com

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hussein sadrzadeh vaksinimi ne shba hussein sadrzadeh vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll