Sport

Mesfushori kroat Luka Modriç, edhe një vit tjetër me Realin!

27 Dhjetor 2020, 07:03 Nga DOSJA

SPANJE – Spanjollja “Marca” në faqen e parë të edicionit të saj të së dielës njofton, se “Luka Modriç ka arritur një marrëveshje me Real Madrid për të zgjatur kontratën e tij edhe për një vit”. Kontrata e mesfushorit kroat 35-vjeçar pritet të përfundojë në qershorin e ardhshëm. Ai kështu do të jetë i lidhur me klubin “merenges” deri në qershor 2022, saktësisht dhjetë vjet pas mbërritjes së tij, nga Totenhem, më 2012.

35-vjeçari kroat Luka Modriç, gjatë kësaj dekade në radhët e Realit ka arritur majat e karrierës së tij: 2 tituj kampioni të LaLiga, 1 kupë mbreti, 3 superkupa të Spanjës, 4 trofe të Champions League, 3 superkupa të Europës dhe 3 të botës me klube. Mbi të gjitha, në radhët e skuadrës madrilene, kroati Luka Modriç ka fituar edhe trofeun e “Topit të Artë”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport luka modric mesfushori kroat modric real madrid luka modric mesfushori kroat modric real madrid

Sondazh

Poll