Sport

Edhe Rebiç e Çalhanoglu shënojnë, Milani tani ka 13 golashënues…

26 Dhjetor 2020, 10:40 Nga DOSJA
Edhe Rebiç e Çalhanoglu shënojnë, Milani tani ka 13

ITALI – Ata janë zhbllokuar në momentin më të rëndësishëm. Në javën e 14-të të kampionatit, Hakan Çalhanoglu dhe Ante Rebiç arritën të shënojnë golin e pare të tyre të sezonit në Serie A, në ndeshjen shumë delikate kundër Lacio.

Një ndeshje e madhe, e luajtur me mungesat e Ibrahimoviç, Kjaer, Benacer dhe Kesie, ku golat e dy kuqezinjve, bënë që Milani t’i kalonte Krishtlindjet në krye të renditjes. Kështu numri i lojtarëve kuqezinj, që kanë shënuar në kampionat rritet në 13 (plus tre të cilët kanë nga një gol në Europa League).

Ndërkohë, “kushërinjtë” zikaltër të Milanit, me golin e Skriniar në Verona, e kanë rritur në 10 numrin e golashënueve të ndryshëm në Serie A, plus Darmian, i cili ka realizuar një gol në Champions League.

Në rastin e Rebiç, ekzistonte frika se ai ishte kthyer në një lojtar me një mesatare të ulët, pas muajve të çmendur të gjysmës së parë të vitit 2020. Këtë sezon kroati ende nuk kishte arritur të shënonte në 12 ndeshjet e luajtura.

Ndërsa rasti i Çalhanoglut ishte i ndryshëm, pasi ai kishte shënuar 5 gola në nivel europian. Megjithatë, në kampionat, asnjë. Ndoshta ka qenë i shqetësuar nga rinovimi i kontratës, gjë që ende nuk është arritur.

Por Pioli, edhe pas ndeshjes ndaj Lacio, e ka riafirmuar besimin e tij për mesfushorin sulmues: “Ne kemi lojtarë të fortë, që unë nuk do t’i ndërroja me askënd tjetër dhe Çalha është një prej tyre, një lojtar shumë i zgjuar. A do të qëndrojë ai? Unë di që ai dëshiron të qëndrojë, ne të gjithë duam të njëjtën gjë”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ante rebic hakan calhanaglu kusherinjte e milanit milani zikaltrit ante rebic hakan calhanaglu kusherinjte e milanit milani zikaltrit

Sondazh

Poll