Sport

Henrik Mkhitarian shpallet “Futbollisti i vitit 2020”, në Armeni

26 Dhjetor 2020, 06:25 Nga DOSJA

ITALI – Një tjetër vlerësim për Henrik Mkhitarian, i cili për herë të dhjetë, u cilësua si lojtari më i mirë armen i vitit. Mesfushori sulmues 31-vjeçar, që aktivizohet te Roma, po përjeton një rinim të dytë dhe është lojtari më i rëndësishëm në ekipin e Fonsekas, si dhe një pikë referimi e vazhdueshme për ekipin e tij kombëtar.

“Ish”-i i Arsenalit, e ka festuar këtë çmim tjetër në karrierën e tij personale, me një postim në Instagram: “Futbollisti armen i vitit 2020 (hera e dhjetë). Unë u jam mirënjohës atyre që më qëndruan pranë! Ky çmim është falënderim për të gjithë shokët e mi të ekipit kombëtar dhe të Romës. Ne luajmë si një,”– ka shkruar armeni Mkhitarian.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport henrik mkhitarian mesfushori armen mesfushori i romes skuadra e fonsekes henrik mkhitarian mesfushori armen mesfushori i romes skuadra e fonsekes

Sondazh

Poll