Aktualitet

Një tjetër vend konfirmon pesë rastet e para të mutacionit të ri të COVID-19!

26 Dhjetor 2020, 09:52 Nga DOSJA
Një tjetër vend konfirmon pesë rastet e para të mutacionit

JAPONI– Janë konfirmuar pesë rastet e para të variantit të ri të koronavirusit  në Japoni, mutacion i cili po përhapet shumë shpejt në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

Shteti japonez është përballur me një rritje të ndjeshme të infeksioneve më COVID, ku shifrat ditore kanë kaluar mni 3,000 për herë të parë këtë muaj.

Pesë personat e infektuar me mutacionin e ri të Covid-19 kishin ardhur së fundmi nga Britania e Madhe. Sipas mediave vendase ata i janë nënshtruar karantinës, dhe zyrtarët shëndetësorë po përpiqen të gjurmojnë kontaktet e tyre dhe rrugët e mundshme të infeksionit. Japonia tashmë ka ndaluar hyrjen tek udhëtarët nga Britania e Madhe përveç kthimit të shtetasve dhe banorëve japonezë.

Vendi me 126 milion banorë ka arritur marrëveshje për të blerë 290 milion doza vaksine nga Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna -të mjaftueshme për 145 milion njerëz.Kryeministri, Yoshihide Suga, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi për Vitin e Ri, kur njerëzit tradicionalisht udhëtojnë për të parë miqtë dhe të afërmit në të gjithë vendin.

Kujtojmë se varianti i ri ka sjellë kontrolle më të rrepta të udhëtimit nëpër botë. Disa vende, përfshirë Arabinë Saudite, dhe vende te Europës, si edhe Shqipëria, kanë mbyllur përkohësisht kufijtë për shmangjen e mutacionit të ri.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 5 raste te mutacionit te ri japoni 5 raste te mutacionit te ri japoni

Sondazh

Poll