Aktualitet

Mes tyre mësues dhe infermierë, zbulohen 5 raste të reja me COVID në Berat

26 Dhjetor 2020, 08:59 Nga DOSJA
Mes tyre mësues dhe infermierë, zbulohen 5 raste të reja me COVID

BERAT– Edhe 5 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në qytetin e Beratit. Të prekurit janë konstatuar në spital dhe në disa institucione.

Dosja.al mëson  se pozitivë kanë rezultuar një infermiere në Spitalin Rajonal Berat, një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Tërpan, një punonjës në Sh.A.Ujësjellës-Kanalizime Berat, një punonjës i OSHE-së në Poliçan dhe një mekanik në fshatin Syzezë.

Një ditë më parë në Berat u konfirmuan 9 raste të reja me koronavirus. Që prej fillimit të pandemisë n janë shënuar  871 raste me COVID në Berat.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat rastet me covid berat rastet me covid

Sondazh

Poll