Aktualitet

FOTO/ Ky është Gjovalin Prendi, personit të cilit i sulmuan me armë zjarri lokalin, në 2014-ën kërkoi drejtësi për vras

26 Dhjetor 2020, 07:51 Nga DOSJA
FOTO/ Ky është Gjovalin Prendi, personit të cilit i sulmuan me

LEZHË– Ky është Gjovalin Prendi, lokali i të cilit u sulma mëngjesin e sotëm me armë zjarri.

Në vitin 2014-të, Prendi humbi nipin e tij nga një atentat që i bënë në urën e Milotit. Taulant Prendi thuhej se u vra për shkak të konfliktit që kishte për pronat. I riu u vra vite më parë së bashku me kushëririn e tij ndërsa u plagos dhe vëllai i tij.

Gjovalin Prendi në një prononcim për mediat në vitin 2014 është shprehur se nuk kanë pasur asnjë konflikt duke i kërkuar qeverisë të zbardhte vrasjen dhe të vihej në vend drejtësia.

“Ngjarja na ka shokuar. Ne nuk kemi patur konflikt me asnjeri. I kërkoj qeverisë Rama që të vihet drejtësia në vend.”- ka thënë në atë kohë Gjovalin Prendi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjovalin prendi sulm me arme ne lezhe gjovalin prendi sulm me arme ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 06:13

Titujt e portaleve, 26 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al dhe Faxweb kanë në faqe të parë artikull mbi plagosjen e efektivit të poli...