Aktualitet

Sherri fizik me djalin për makinën/ Policia jep njoftimin zyrtar për arrestimin e ish-gjyqtarit, Alaudin Malaj, kundërshtoi

26 Dhjetor 2020, 08:00 Nga DOSJA
Sherri fizik me djalin për makinën/ Policia jep njoftimin zyrtar

TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me arrestimin e ish-kreut të gjykatës së apelit të Tiranës Alaudin Malaj.

Policia thotë se Malaj është konfliktuar me dy djemtë e tij të mitur për pronësinë e një automjeti, ndërkohë që fëmijët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje. Ish-gjyqtari u ndihmua dhe nga vëllai i tij, ndërsa prej disa muajsh është në proces divorci me bashkëshorten e tij.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrotje. Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik “, njofton Policia e Tiranës.

Ngjarja u raportua ditën e djeshme në media dhe bëri bujë pasi i përfshirë në konflikt ishte ish-gjyqtari i njohur. Fillimisht u tha se ishte arrestuar ndërsa më vonë dolën detajet e konfliktit të Malajt dhe të birit, i cili ky i fundit ka urdhër mbrojtje.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alaudin malaj arrestohet alaudin malaj alaudin malaj arrestohet alaudin malaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 06:13

Titujt e portaleve, 26 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al dhe Faxweb kanë në faqe të parë artikull mbi plagosjen e efektivit të poli...