Aktualitet

MASAKROI çiftin Pasho! Prokuroria italiane zbulon se Elona Kalesha është pjesë e grupit kriminal: Ka dy bashkëpuntorë, në

26 Dhjetor 2020, 08:26 Nga DOSJA
MASAKROI çiftin Pasho! Prokuroria italiane zbulon se Elona Kalesha

ITALI– Për gjyqtarin hetues të çështjes së çiftit Pasho, e dyshuara kryesore e vrasjes së tyre,  Elona Kalesha,  do të ishte e rrezikshme, ka bashkëpunëtorë dhe është pjesë e një qarku kriminal, shkruajnë mediat italiane.

Elona Kalesha , e cila u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të prokurores Ornella Galeotti me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe poshtërimit të një kufome, mbetet në burg. Për gjykatësit hetues të Firences, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja 36-vjeçare vrau dhe masakroi  54-vjeçarin Shpëtim dhe 52-vjeçaren Teuta Pasho , prindërit e ish-të dashurin që u zhdukën në vitin 2015, eshtrat e të cilëve ndodheshin në katër valixhet i gjetur midis 10 dhe 15 dhjetorit në një fushë ngjitur me burgun Sollicciano, në periferi të Firences.

Prokuroria dyshon se edhe dy persona të tjerë vepruan bashkë me 36- vjeçaren për të vrarë Shpëtim dhe Teuta Pashon dhe për t’i fshehur ata.

“Elona Kalesha është e rrezikshme, ekziston mundësia që të kryejë të njëjta krime të ngjashme, si ai për të cilin ne po e procedojmë”, argumentoi gjyqtari Pezzuti në vendimin e tij, duke shtuar se 36-vjeçarja duket se është futur përgjithmonë në një qark kriminal.

“Ka marrëdhënie të ngushta me njerëz me një kalibër të rëndësishëm kriminal dhe me sa duket e ka përdorur punën e bashkëpunëtorëve. Për këtë arsye, mund të konsiderohet se, për sa i përket sigurisë ose probabilitetit të lartë, Elona Kalesha, nëse nuk është e kufizuar në lirinë e saj, do të kthehet për të kryer një krim nëse ekziston mundësia”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elona kalesha shpëtim dhe teuta pasho vrasja e ciftit pasho elona kalesha shpëtim dhe teuta pasho vrasja e ciftit pasho

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 06:13

Titujt e portaleve, 26 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al dhe Faxweb kanë në faqe të parë artikull mbi plagosjen e efektivit të poli...