Aktualitet

Atentati i dytë! Lokalit të Gjovalin Prendit vite më parë i vunë tritolin, sot e sulmojnë me armë zjarri

26 Dhjetor 2020, 09:37 Nga DOSJA
Atentati i dytë! Lokalit të Gjovalin Prendit vite më parë i

LEZHË– Lokali i Gjovalin Prendi është sulmuar për herë të dytë ditën e sotme.

Mësohet se kjo nuk është hera e parë që lokali është bërë shënjestër e një sulmi, pasi vite më parë i është vendosur tritol.

Lokali nuk ka kamera sigurie, madje as dhe objektet e zonës përreth. Policia deri më tani nuk ka arritur që të ketë persona të shoqëruar lidhur me ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Sulmi me armë ndaj lokalit të Gjovalin Prendit ndodhi mëngjesin e sotëm. Ishte vetë Prendi ai i cili vuri re se në biznesin e tij ishte qëlluar me armë. Më pas ai telefonoi policinë e cila ngriti menjëherë postoblloqe në zonë për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjovalin prendi gjovalin prendi

Sondazh

Poll