Aktualitet

Njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohen në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale (DETAJE)

26 Dhjetor 2020, 07:59 Nga DOSJA
Njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohen

TIRANË– Policia bën me dije se kanë përfunduar në pranga 4 persona në Tiranë, njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim kombëtar.

Ata janë arrestuar për vepra të ndryshme penale si vjedhja, dhunë në familje, konflikt si dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, ka vjedhur disa materiale në dyqanin e shtetasit G. S. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrotje. Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik . Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.H., 40 vjeç, sepse me vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është dënuar 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh.P., 20 vjeçe, pasi tek Unaza e Re, tek vendi i quajtur rrethi i Selitës, u kap në flagrancë nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.91 mg/l.Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 shtetas i shpallur ne kerkim kombetar arrestohen 4 shtetas i shpallur ne kerkim kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 06:13

Titujt e portaleve, 26 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al dhe Faxweb kanë në faqe të parë artikull mbi plagosjen e efektivit të poli...