Aktualitet

U vetëplagos me armën e shërbimit në Fier, efektivi i policisë dërgohet për trajtim të specializuar në Tiranë

26 Dhjetor 2020, 08:48 Nga DOSJA
U vetëplagos me armën e shërbimit në Fier, efektivi i

TIRANË– Efektivi Klodjan Lamaj që u vetëplagos mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit është nisur për trajtim të specializuar në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të natës. Polici Klodjan Lamaj shkoi në spital pas plagosjes, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Përpara bluzave të bardha, ai është shprehur se është vetëplagosur aksidentalisht me armën e shërbimit.

Ai ka deklaruar se është vetëplagosur, por mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, vendi ku ajo ka ndodhur dhe nëse ka pasur persona të tjerë të cilët mund ta kenë pare atë. Tashmë i takon SHÇBA të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodjan lamaj veteplagoset polici klodjan lamaj veteplagoset polici

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 06:13

Titujt e portaleve, 26 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al dhe Faxweb kanë në faqe të parë artikull mbi plagosjen e efektivit të poli...