Aktualitet

Tha se e plagosën me armë zjarri persona të panjohur, arrestohet Faik Zeqja për deklarim të rremë

26 Dhjetor 2020, 08:51 Nga DOSJA
Tha se e plagosën me armë zjarri persona të panjohur, arrestohet

DIBËR– Faik Zeqja është arrestuar në Dibër pasi ka dhënë deklarim të rremë në polici.

52-vjeçari është shprehur mbrëmjen e djeshme se është plagosur nga disa persona të panjohur. Zeqja ishte në gjendje të dehur, pasi efektivët i bënë testin e alkoolit.

Mësohet se 52-vjeçari ishte duke drejtuar automjetin tip ‘kamionçinë’, në gjendje të dehur dhe në sens të kundërt të rrugës, në momentin që ka zbritur nga automjeti, është dëmtuar në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të rrugës.

Njoftimi i policisë:

Deklaroi në spital se ishte plagosur me armë zjarri, zbardhet ngjarja dhe vihet në pranga për deklarim të rremë.Në orët e mbrëmjes së datës 25.12.2020, shtetasi F. Z., është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore Maqellarë, i cili pretendonte se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të pa identifikuar.Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe nga veprimet e shpejta e profesionale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, shtetasi F. Z., duke drejtuar automjetin tip ‘kamionçinë’, në gjendje të dehur dhe në sens të kundërt të rrugës, në momentin që ka zbritur nga automjeti, është dëmtuar në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të rrugës.Shtetasit F. Z., i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, i cili ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/l.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : F.Z., 52 vjeç, banues në Majtarë, Dibër për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kallzim i rremë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet deklarim i rremë faik zeqja plagoset faik zeqja deklarim i rremë faik zeqja plagoset faik zeqja

Sondazh

Poll