Aktualitet

Blindohet Lezha! Qëllohet me armë zjarri lokali në pronësi të Gjovalin Prendit, xhaxhai i Taulant Prendit, të ekzekutuar n

26 Dhjetor 2020, 07:15 Nga DOSJA
Blindohet Lezha! Qëllohet me armë zjarri lokali në pronësi

LEZHË– Lokali në pronësi të Gjovalin Prendit është qëlluar mëngjesin e sotëm me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në orën 06.30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale. Ishte vetë Prendi ai që ka telefonuar policinë në momentin kur ka pikasur se në biznesin e tij ishte qëlluar me armë zjarri.

Në vendgjarje janë gjetur tre gëzhoja, ndërkohë që raportohet se autorët kanë qëlluar me mjetin tip ‘Pistoletë’. Gjithashtu policia ka nisur hetimet ndaj djemve dhe nipërave të Gjovalin Prendit.

Prendi është xhaxhai i Taulant Prendit, të riut që iu bë atentat në vitin 2014 në zonën e Milotit. Vrasja e Taulantit u tha se u bë për shkaqe pronësie për një gurore që ndodhet në Pllanë, zonë kjo ku ndodhet dhe lokali që iu bë sulmi me armë mëngjesin e sotëm.

Policia ka ngritur postoblloqe në disa zona të qytetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sulm me arme ne lezhe sulm me arme ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 06:13

Titujt e portaleve, 26 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al dhe Faxweb kanë në faqe të parë artikull mbi plagosjen e efektivit të poli...