Bota

Presidenti Trump dekoron ambasadorin Grenell për marrëveshjen Kosovë-Serbi

25 Dhjetor 2020, 21:30 Nga DOSJA
Presidenti Trump dekoron ambasadorin Grenell për marrëveshjen

SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump, dekoroi me medaljen e Sigurisë Kombëtare të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në motivacionin e presidentit vlerësohet “kontributi i jashtëzakonshëm” i ambasadorit Grenell “që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Me këtë marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe lëvizjen e mallrave dhe njerëzve. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të përparuar”, thuhet mes të tjerash në vendimin e presidentit të cilin e shpërndau në rrjetete sociale ambasadori Grenell.

Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan një dakordim për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në praninë e presidentit, Donald Trump, i cili tha se “pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe vitesh negociatash të dështuara, administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer ndarjen… Duke u përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik për një gamë të gjerë çështjesh”.

Ambasadori Grenell u emërua i dërguar i posaçëm në vitin 2019 ndërsa shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Berlin.

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrëveshjes së 4 shtatorit nderoi me urdhrin më të lartë shtetëror Urdhrin e Lirisë presidentin Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Marre nga: VOA

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota richard grenell shba richard grenell shba

Sondazh

Poll