Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ Zbulohen raste infektimi në Irlandë, autoritet: Testet e mëtejshme do përcaktojnë dhe shkallën

25 Dhjetor 2020, 19:38 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid-19/ Zbulohen raste infektimi në Irlandë,

IRLANDË-Mutacioni i ri i Covdi-19, i cili është shfaqur për herë të parë në Britaninë e Madhe është zbuluar dhe në Irlandë. Sipas mediave, doktor Tony Holohan nga  Laboratori Kombëtar i Virologjisë në Kolegjin Universitar të Dublinit ka konfirmuar raste e reja, por jo shkallën e përhapjes së tij. Sipas Holohan, në bazë të analizave të mëtejshme do bëhet e ditur dhe numri i saj i të infektuarve.

“Unë mund të konfirmoj që kemi identifikuar variantin e ri të SARS-CoV-2.  Testet e mëtejshme, në ditët dhe javët e ardhshme, do të përcaktojnë shkallën në të cilën ky mutacion është përhapur në Irlandë,”-ka deklaruar Dr. Tony Holohan.

Mutacioni i ri i koronavirusit u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, e më pas u zbulua dhe në vende të tjera në Evropë, si Holandë, Danimarkë, Itali, Singapori dhe Gjermani. Deri më tani mbi 40 vende, përfshirë Turqinë dhe ato evropiane, kanë pezulluar trafikun ajror me Mbretërinë e Bashkuar. Disa prej tyre, përfshirë Francën, mbyllën edhe kufirin e tyre tokësor.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota iraland mutacioni i covid iraland mutacioni i covid

Sondazh

Poll