Bota

Prizren/ Krimi në familje, reagon vëllai i 30-vjeçarit që vrau babain e tij: Ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, njo

25 Dhjetor 2020, 20:42 Nga DOSJA
Prizren/ Krimi në familje, reagon vëllai i 30-vjeçarit që

KOSOVË-Agan Halili, vëllai i Miran Halili  30-vjeçar, që vrau babain e tij ditën e sotme me thikë në Prizren, ka thënë se i vëllai i tij ka probleme të shëndetit mendore prej 10 vitesh.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se vëllai i tij ka qenë në trajtim disa herë në Klinikën Psikiatrike në Prishtinë, por që më pas është liruar nga spitali pa ndonjë sqarim. Gjithashtu, ndër të tjera ai ka akuzuar edhe Policinë e Kosovës, për të cilët thotë se i kanë telefonuar para tri ditësh duke i njoftuar për kërcënimin, por që nuk e kanë marrë seriozitet thirrjen e tij.

Njoftimi i plotë:

Te dashur te afërm, shoqëri, e qytetare te Kosovës. Ndjej detyrim moral të hedh dritë e të ju sqaroj drejtësisht mbi ndodhinë që preku familjen tonë. Familjes sime, babait tim të ndjerë, një njeri që e njihte një Prizren i tëre me rrethinë për zemergjerësinë, urtësine e tij, padrejtesisht po i hidhet faji për „pakujdesi“ e „ç’thurje“ në familje. Fillimisht nuk ka qenë zenk në familje, e te iu vije turp atyre që e nxorrën lajmin te tille. Ai qe kreu krimin, vëllai im, është i sëmure psiqik, ka ç’rregullime personaliteti, skizofreni dhe depresion. Ne kemi 10 vite qe e vuajmë ketë ç’rregullim te tijin. Vëllai ka qenë në trajtim disa here në Prishtine, është mjekuar e me pas është liruar pa protokoll te qartë nga spitali, pa udhëzues të qartë se si duhet te shkojë trajtimi në vijim. Vëllai ka qenë i dhunshmë edhe jemi detyruar disa herë ta çonim serish në Psikiatri në Prishtine, e shumë here te tjera kemi kërkuar ndihmën e policisë. Ne e kishim vëllain tonë, në rrugë nuk e linim dot, por edhe zgjidhje për këtë gjendje jashtëzakonisht te vështirë nuk morrëm kurrë nga shteti. I ndjeri babi im, e ka vuajtur edhe më shumë sepse ai është përfshirë edhe më shumë në sëmundjen e vëllait, e ka çuar ai vet në spital e polici, i ka dhënë ai ilaçet me force, e ka nxjerr ai me shpesh se te gjithë për kafe qe t‘a kthente në normalitet. Duke pare gjendjen e rënduar të vëllait ne kemi lajmëruar policinë e Prizrenit para 3 ditësh para se te ndodhte ky krim, ata kane ardhur e kane qortuar me fjalë si mund të qortosh një 2-vjecar edhe kanë ikur. Përgjegjësia për këtë përfundim tragjik i takon vetëm institucioneve te Kosovës që janë përgjegjëse për të tilla probleme,”-ka shkruar Agan Halili.

Ngjarja e rëndë, e cila ka tronditur Prizrenin, ka ndodhur pak orë më parë, ku djali ka vrarë me thikë të atin. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së Prizrenit Shaban Osmanollaj.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni krim ne familje ne prizren miram halili krim ne familje ne prizren miram halili

Sondazh

Poll