Bota

FOTO/ Para pak kohësh ishte shëruar nga Covid-19, gjendet i vdekur në rrethana misterioze miliarderi rus

25 Dhjetor 2020, 20:08 Nga DOSJA
FOTO/ Para pak kohësh ishte shëruar nga Covid-19, gjendet i vdekur

RUSI– Igor Sosin, një miliarder i njohur rus është gjetur i vdekur në Zanzibar në rrethana misterioze, pesë vjet pasi djali i tij mbyti gruan e tij të dytë me një kabëll telefoni.

Sipas DailyMail, 53-vjeçari, u rikuperua nga koronavirusi në fillim të këtij viti, por humbi jetën pas një festë ku kishte marrë pjesë me vajzën e tij Taisia, 18 vjeç dhe një grua të panjohur. Ndërkohë, sipas deklaratës së familjarëve, Sosin humbi jetën në gjumë, por shkaku ende nuk është përcaktuar.

Sakaq, është raportuar se vetëm disa ditë më para vdekjes, ai kishte kaluar një divorc me gruan e tij të tret, që raportohet ta ketë njohur nëpër festë luksoze.

Sosin ishte i njohur për shpenzimet marramendëse dhe jetën e luksit. Një herë shpenzoi disa milionë paund për një koleksion fustanesh që i përkisnin Sharon Stone të cilat ia dhuroi një prej grave të tij.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota igor sosin igor sosin

Sondazh

Poll