Bota

Sputnik V/ Argjentina bëhet vendi i parë latin që aprovon vaksinën ruse kundër koronavirusit

25 Dhjetor 2020, 21:08 Nga DOSJA
Sputnik V/ Argjentina bëhet vendi i parë latin që aprovon

ARGJENTINË- Argentina u bë vendi i parë i Amerikës Latine që miratoi përdorimin emergjent të vaksinës Sputnik V të Rusisë për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e shëndetësisë së Argjentinës, e cila njoftoi dje se ka aprovuar vaksinën ruse të Covid-19. Sipas mediave të huaja, tashmë Argjentia po pret një ngarkesë prej 300,000 dozash me vaksina të cilat do të merren nga Moska.

Autorizimi për vaksinën Gam-CovidVac, e mbiquajtur Sputnik V sipas satelitit të epokës sovjetike, u dha “në përputhje me rekomandimet” e agjencisë së barnave të vendit, tha ministrja e shëndetësisë Gines Gonzalez.

Vaksina ruse është kritukuar shkencëtarë pasi sipas tyre nuk ishin bërë testime në shkallë më të gjerë. Prodhuesit e saj pretendojnë se është 90% efektive ndërsa kritikët thonë se është një mjet për të rritur influencën gjeopolitike të Rusisë.

Argjentina ka nënshkruar dhe marrëveshjen e blerjes së vaksinës Oxford/AstraZeneca, si pjesë e Covax, mekanizmit të shpërndarjes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Argjentina ka regjistruar më shumë se 1.5 milion raste me koronavirus,  dhe rreth 42,000 vdekje, që prej fillimit të pandemisë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota argjentina aprovon vaksinen e sputnik v vaksina kunder covid-19 argjentina aprovon vaksinen e sputnik v vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll