Bota

U plagosën tre persona/ Dalin detaje nga shpërthimi në Nashville, një mesazh paralajmërues u dërgua: Zona duhet të evakuo

25 Dhjetor 2020, 21:29 Nga DOSJA
U plagosën tre persona/ Dalin detaje nga shpërthimi në Nashville,

SHBA-Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i ndodhur ditën e sotme në qendër të Neshvillit, ku u plagosën tre persona dhe pati disa dëme materiale. Ndërkohë, sipas CNN, autoritetet kanë thënë se një regjistrim me një paralajmërim rrënqethës është dëgjuar nga automjeti para se të shpërthente.

“Zona duhet të evakuohet tani. Zona duhet të evakuohet tani. Nëse dëgjoni këtë mesazh, largohuni nga zona. Nëse dëgjoni këtë mesazh, largohuni nga zona,” thoshte mesazhi i cili u dëgjua për disa minuta para shpërthimit.

Sipas policisë, mesazhi paralajmëronte se bomba do të shpërthente pas 15 minutash. Në ato momente policia mori një telefonatë se kishte pasur “të shtëna” në zonën turistike në qendër të qytetit në orën 6 të mëngjesit.

“Rrethana në lidhje me automjetin bënë që policia të sillte skuadrën e çaktivizimit të bombave. Skuadra nuk kishte mbërritur ende kur ndodhi shpërthimi,”- ka thënë një zyrtar i policisë.

Andrew McCabe, ish-zëvendës drejtor i FBI-së, ka thënë se policët mund të kenë qenë në shënjestër të sulmit bazuar në faktin se erdhën në zonë pas telefonatës për një automjet të dyshimtë, pak para se automjeti të hidhej në erë. Ai tha se një shpërthim me përmasa kaq të mëdha ka gjasa të hetohet si akt terrorizmi i brendshëm apo i jashtëm.

Ndërkohë, pak sekonda para shpërthimit, policët po shkonin derë më derë në ndërtesat përreth për të ndihmuar banorët të largoheshin nga zona për t’i nxjerrë jashtë rrezikut të mundshëm.

Video nga zona:

Pjesa më e madhe e ndërtesave të zonës ishin të mbyllura, si rezultat i festës. Nashvilli është kryeqyteti i shtetit Tenesi dhe qendra amerikane e muzikës kantri. Sakaq, shpërthimi shkatërroi disa automjete dhe dëmtoi një numër ndërtesash. Kryebashkiaku i Neshvillit, John Cooper iu bëri thirrje njerëzve të mos afrohen në zonë, ndërkohë që vazhdojnë hetimet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shperthimi ne neshvillit shba shperthimi ne neshvillit

Sondazh

Poll