Bota

Pasaporta Covid-19/ Singapori bëhet vendi i parë në botë që publikon një sistem të tillë në linjat ajrore

25 Dhjetor 2020, 19:00 Nga DOSJA
Pasaporta Covid-19/ Singapori bëhet vendi i parë në botë

SINGAPOR-Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë linja ajrore të fillojë kërkimin e mënyrave të reja për ruajtjen e sigurisë së pasagjerëve. Sipas mediava të huaja, së fundmi kompania ajrore “Singapore Airlines” është bërë e parë në botë që prezanton të ashtuquajturën ‘pasaportë COVID-19’.

Çertifikata do të ruhet në një aplikacion dhe do të përdoret për të verifikuar rezultatet e testit COVID dhe statusin e vaksinimit të një pasagjeri. Klientët do ti nënshtrohen testeve të koronavirusit në klinikat e zgjedhura në Xhakarta dhe Kuala Lumpur dhe do të pajisen me çertifikata shëndetësore dixhitale ose letre me një kod QR.

Linjat ajrore kanë thënë gjithashtu se zyrtarët e aeroportit të Singaporit do të verifikonin vërtetësinë e tyre përmes një aplikacioni celular për të siguruar që pasagjeri i plotëson kërkesat e hyrjes së vendit.

Kompania beson se kjo praktikë së shpejti do të bëhet një pjesë e gjithë industrisë së udhëtimeve ajrore.

Ndërkohë, ID-ja e re dixhitale e shëndetit është aktualisht në fazën e provës. Tani për tani, aplikacioni, i njohur si Travel Pass, po përdoret në fluturimet e Singapore Airlines nga Xhakarta ose Kuala Lumpur për në Singapor. Kompania tha se mund të shtrijë programin në qytete të tjera nëse testet rezultojnë të suksesshme. Ajo gjithashtu planifikon ta integrojë certifikatën në aplikacionin e saj celular, SingaporeAir, në muajt e ardhshëm.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota certifikatat covid-19 singapor certifikatat covid-19 singapor

Sondazh

Poll