Bota

‘Dua dikë që të bëj Gëzuar’/ I moshuari telefonon policinë për Krishtlindje: S’më mungon asgjë, por jam vetëm, j

25 Dhjetor 2020, 20:56 Nga DOSJA
‘Dua dikë që të bëj Gëzuar’/ I moshuari

ITALI– Një 94-vjeçar, banues në Alto Reno Terme ka telefonuar karabinerët e zonës dhe ka kërkuar që t’i shkojnë në shtëpi mbrëmjen e Krishtlindjes sepse ndihej i vetmuar.

Mediat vendase shkruajnë se Malavolti Fiorenzo ka kërkuar vetëm shoqëri dhe në telefonatë është shprehur se nuk dëshiron të ndihet vetëm këtë mbrëmje feste.

“Përshëndetje, emri im është Malavolti Fiorenzo, jam 94 vjeç dhe jam vetëm në shtëpi, nuk më mungon asgjë, më duhet vetëm një person fizik me të cilin të ngre një dolli për Krishtlindje. Nëse do të kishte një polic në dispozicion, dhjetë minuta të vini të më shihni sepse jam vetëm,”- ka thënë ai dhe më pas karabinierët kanë shkuar në shtëpinë e të moshuarit.

Fiorenzo u prek dhe i mirëpriti në një dolli të ngrohtë për Krishtlindje karabinierët, të cilët i mbajti me anektoda gjatë gjithë mbrëmjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alto reno terme malavolti fiorenzo alto reno terme malavolti fiorenzo

Sondazh

Poll