Bota

Mbretëresha Elizabeth përcjell një mesazh të ngrohtë për Krishtlindje: Nuk jeni vetëm. Edhe në netët më të errëta, k

25 Dhjetor 2020, 21:04 Nga DOSJA
Mbretëresha Elizabeth përcjell një mesazh të ngrohtë

ANGLI-Mbretëresha britanike Elizabeta II, ka shfrytëzuar fjalimin e saj për Ditën e Krishtlindjes, për të dhënë dhe një mesazh të ngrohtë mbështetës për të gjithë. Ajo ka thënë se ajo çfarë duan njerëzit për Krishtlindje është vetëm një përqafim apo prekje e dorës, mirëpo nuk do të jenë vetëm edhe në netët më të errëta ka shpresë për agim të ri.

Gjithashtu, Mbretëresha 94-vjeçare ka folur dhe për pandeminë, ku ka thënë se kjo situatë na ka bërë më të bashkuar pavarësisht se jemi në kohë të vështira.

“Ka qenë e jashtëzakonshme sesi një vit, që na ka mbajtur larg, përmes disa rrugëve na ka bashkuar më shumë.  Në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë botën, njerëzit janë ngritur ndaj sfidave të këtij viti dhe unë jam shumë krenare nga ky shpirt i qetë dhe i pathyeshëm. Njerëzit e të gjitha besimeve që nuk kanë mundur të mblidhen sikur do të dëshironin për të festuar, mirëpo jeta duhet të vazhdojë,“-ka thënë ajo gjatë fjalimit të saj.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angli mbretersha elizabet angli mbretersha elizabet

Sondazh

Poll