Bota

Video/ Heq maskën dhe i kollitet në fytyrë, i moshuari rreh të riun në ashensor

25 Dhjetor 2020, 18:38 Nga DOSJA
Video/ Heq maskën dhe i kollitet në fytyrë, i moshuari rreh

SHBA-Një ngjarje e pazakontë është filmuar në një ashensor në Shtetet e Bashkuara. Në videon, e cila është bërë virale, shfaqet një përplasje midis një burri dhe një të moshuari, e cila ka filluar për shkak të mos respektimit të rregullave të vendosura për mbrojtjen nga Covid-19.

Si fillim, në ashensor ndodhej i moshuari dhe dy persona të tjerë, burri ende i paidentifikuar, përpiqet të hyjë në ashensor me forcë dhe pasi ka hyrë ai e ka provokuar të moshuarin duke iu kollitur në fytyrë.

Këtu, duket se ka nisur dhe acarimi midis tyre, ku pasi është hapur dera e ashensorit, i moshuari e ka rrahur djalin duke e nxjerrë jashtë.

Video e plotë:

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sherri ne ashensor sherri ne ashensor

Sondazh

Poll