Bota

FOTOT/ VIP-at në panik, vaksina e COVID19 shkakton efekte anësore tek njerëzit që kanë kryer ndërhyrje estetike

25 Dhjetor 2020, 15:37 Nga DOSJA
FOTOT/ VIP-at në panik, vaksina e COVID19 shkakton efekte anësore tek

SHBA– Shumë persona që kanë ndërhyrë në fytyrën e tyre duke injektuar botox tek buzët, dhe materiale të tjera në trup, kanë reaguar keq ndaj njërës prej vaksinave të COVID19. Fakti është zbuluar nga një komitet i FDA-së, që ka ndezur alarm për yjet e shoëbizz-it botëror.

Mail Online shkruan, se personat që kanë mbushur fytyrën me botox, mund të përjetojnë ënjtje dhe inflamacion, sipas ekspertëve, pasi disa pjesëmarrës në provë u përballën me efekte anësore. Sipas një dermatologu në Kaliforni, reagimi vjen për shkak të sistemit imunitar. Por Dr. Shirley Chi tha se çdo efekt anësor ishte i shërueshëm lehtësisht me steroide dhe anti-histaminë, duke shtuar:

“Sistemi juaj imunitar që shkakton inflamacion ripërtërihet kur merrni një vaksinë, kështu supozohet se duhet të funksionojë. Kësisoj kuptohet që ju do të shihni një përgjigje imune në zona të caktuara ku ato shohin substanca që s’janë të natyrshme të trupit tuaj”.-tha ai. 

Disa pacientë që u vaksinuan me Moderna, patën enjtje në vendin ku kishin bërë ndërhyrjen estetike. Efektet u zbutën me kujdes mjekësor. A do të alarmohen dhe “Vip-at” shqiptarë? Mbetet për t’u parë…

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota efektet anesore te vaksines vaksina covid19 tek vipat efektet anesore te vaksines vaksina covid19 tek vipat

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2020, 14:12

Mustafa: LDK në zgjedhje do të shkojë e vetme

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij në zgjedhje do të shkojë e vetme pa asnjë koalicion. Në një intervi...