Bota

Shpërthen një makinë në SHBA, plagosen tre persona/ Policia jep DETAJET: Ishte i qëllimshëm

25 Dhjetor 2020, 15:34 Nga DOSJA
Shpërthen një makinë në SHBA, plagosen tre persona/ Policia

SHBA-Një shpërthim me një bomb të vendosur në makinë ka ndodhur në Nashville, ku si pasojë tre persona janë plagosur dhe janë dëmtuar disa automjete dhe ndërtesa. Ndërkohë, sipas DailyMail, Policia e Nashville ka konfirmuar shpërthimin e madh dhe ka thënë se ky veprim ka qenë i qëllimshëm.

‘Shpërthimi ishte i madh, siç mund ta shihni nga rruga. Departamenti i policisë, partnerët e tij, FBI dhe ATF po kryejnë një hetim në shkallë të gjerë. Ne besojmë se shpërthimi ishte një veprim i qëllimshëm,”- ka thënë një zëdhënës i policisë në vendin e ngjarjes.

Shpërthimi ndodhi në orën 6.30 të mëngjesit me kohën lokale dhe erdhi nga një automjet i parkuar në Second Avenue, jashtë ndërtesës AT&T, midis Church Street dhe Commerce Street një zonë  ku ka bare, restorante, shitës me pakicë dhe apartamente.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shpërthim në shba shba shpërthim në shba

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2020, 14:12

Mustafa: LDK në zgjedhje do të shkojë e vetme

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij në zgjedhje do të shkojë e vetme pa asnjë koalicion. Në një intervi...