Bota

Mustafa: LDK në zgjedhje do të shkojë e vetme

25 Dhjetor 2020, 14:12 Nga DOSJA
Mustafa: LDK në zgjedhje do të shkojë e vetme

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij në zgjedhje do të shkojë e vetme pa asnjë koalicion. Në një intervistë për mediat kosovare Mustafa tha se nuk kanë për të bërë koalicion të asnjë parti për të fituar zgjedhjet por do të shkojë e vetme.

“Nuk do të lidhim koalicione parazgjedhore me partitë e tjera. Mund të jemi të hapur për përfshirje të ndonjë subjekti më të vogël politik brenda listës tonë, por në zgjedhje shkojmë me akronimin LDK”, tha Mustafa.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Sipas vendimit të marrë, data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë duhet të caktohet brenda 40 ditëve.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa zgjedhjet ne kosove isa mustafa zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll