Bota

Konflikti Turqi-Izrael/ Erdogan: Do donim të kishim marrëdhënie të mirë, por politika e tyre ndaj Palestinës është e pap

25 Dhjetor 2020, 14:10 Nga DOSJA
Konflikti Turqi-Izrael/ Erdogan: Do donim të kishim marrëdhënie

TURQI-Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e sotme ka deklaruar se do të donte të kishte marrëdhënie të mira me Izraelin, ku ka shtuar se negociatat midis dy vendeve kanë vazhduar. Sipas tij në rast se nuk do të  kishte pasur mosmarrëveshje të tilla si politika e Izraelit ndaj Palestinës, marrëdhëniet do ishin më të mira.

“Ne kemi mosmarrëveshje me njerëzit në nivelin e lartë. Nëse nuk do të kishte mosmarrëveshje të tilla, marrëdhëniet tona do të ishin shumë të ndryshme. Sidoqoftë, politika e Izraelit ndaj Palestinës është e papranueshme,”-ka thënë Erdogan. 

Të dy vendet kanë pasur mosmarrëveshje vitet e fundit. Ankaraja shpesh ka dënuar pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor dhe ka kritikuar trajtimin e Izraelit ndaj palestinezëve. Ndërkohë që edhe pse kanë pasur lidhje të forta tregtare, vitin e kaluar të dyja vendet kanë larguar ambasadorët e njëri-tjetrit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota presidenti rexhep tajip erdogan turqi turqi-izrael presidenti rexhep tajip erdogan turqi turqi-izrael

Sondazh

Poll