Bota

BREXIT/ Diplomatët e BE-së mbajnë konferencë, pas arritjes së marrëveshjes me Britaninë e Madhe

25 Dhjetor 2020, 15:14 Nga DOSJA
BREXIT/ Diplomatët e BE-së mbajnë konferencë, pas arritjes

EVROPË-Ambasadorët e Bashkimit Evropianë, kanë mbajtur një konferencë për Ditën e Krishtlindjeve mbi marrëveshjen tregtare pas Brexit të arritur me Britaninë e Madhe.

Sipas mediave të huaja, kryenegociatori i BE-së Michel Barnier ka informuar mbi marrëveshjen, e arritur pas disa muajsh bisedimesh mbi të drejtat e peshkimit dhe rregullat e biznesit.

Bëhet e ditur se deputetët do të votojnë marrëveshjen në Parlament në 30 dhjetor, me Britaninë e Madhe, e cila do të dalë nga rregullat ekzistuese të tregtisë në 31 dhjetor.

Parlamenti Evropian duhet të ratifikojë marrëveshjen por nuk ka gjasa ta bëjë këtë deri në vitin e ardhshëm, që do të thotë se zbatimi i tij do të jetë zyrtarisht i përkohshëm deri atëherë.

Sebastian Fischer, një zëdhënës i presidencës gjermane të Këshillit të BE-së, bëri shaka përpara takimit të diplomatëve të BE-së, duke thënë se po e priste me padurim takimin.

“Nuk është asgjë më argëtuese sesa të festosh Krishtlindjet midis kolegëve të distancuar nga shoqëria,”-ka thënë ai. 

Ndërkohë, ministri francez i Evropës, Clement Beaune ka thënë se marrëveshja e arritur, është shumë me vlerë.

” Është një marrëveshje e mirë,”-ka thënë ai.

Marrrëveshja e për Brex-in (tregtinë e lirë) mes Evropës dhe Anglisë është nënshkruar ditën e djeshme mes palëve të përfshira. Lajmin për nënshkrimin e saj e ka dhënë vetë Kryeministri britanik Boris Johnson me anë të një konference për shtyp.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota michel barnier michel barnier

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2020, 14:12

Mustafa: LDK në zgjedhje do të shkojë e vetme

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij në zgjedhje do të shkojë e vetme pa asnjë koalicion. Në një intervi...