Bota

Përgjaken Krishlindjet, 30-vjeçari në Prizren sulmon prindërit, vret të atin me thikë (FOTOT+EMRAT)

25 Dhjetor 2020, 15:10 Nga DOSJA
Përgjaken Krishlindjet, 30-vjeçari në Prizren sulmon

PRIZREN– Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Prizrenin ku djali ka vrarë me thikë të atin. Lajmin e ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë së Prizrenit Shaban Osmanollaj i cili ka thënë Miran Halili 30-vjeç ka vrarë të atin Faredin Halili, i cili ishte në moshën 50-vjeçare. Mësohet se i riu përpara se të vriste të atin fillimisht ka sulmuar të dy prindërit.

Ndërkohë një dëshmitar i cili pretendon të ketë parëm nga afër ngjarjen ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugë.

Nuk dihet ende arsyeja e krimit në familje sakaq bëhet e ditur se emergjenca, njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes ku po merren dhe me rrethanat e vrasjes.

“Sot me datë 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55, një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga ‘Nazim Kokollari/ është duke ndodhur një rast dhune në familje, ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeçar i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatesisht babai rreth 50 vjeçar ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni djali vret babane krim ne familje ne prizren djali vret babane krim ne familje ne prizren

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2020, 14:12

Mustafa: LDK në zgjedhje do të shkojë e vetme

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij në zgjedhje do të shkojë e vetme pa asnjë koalicion. Në një intervi...