Bota

Covid-19/ Vendet e Amerikës Latine fillojnë vaksinimin

25 Dhjetor 2020, 14:29 Nga DOSJA
Covid-19/ Vendet e Amerikës Latine fillojnë vaksinimin

AMERIKA LATINE-Meksika ka filluar shpërndarjen e vaksinave anti-Covid. Një infermiere në Meksikë u bë personi i parë që mori vaksinën.

Vendi ka marrë një ngarkesë fillestare prej 3 mijë dozash të vaksinës amerikano-gjermane, Pfizer dhe Biontech. Meksika ka një nga bilancet më të rënda të viktimave në botë duke u renditur pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë.

Ndërkohë, pak orë më vonë, ka filluar vaksinimin edhe Kili dhe Kosta Rika po me të njëjtën vaksinë.

Argjentina po ashtu po planifikon të fillojë vaksinimin masiv ditët e ardhshme, por ka zgjedhur ta bëjë këtë me vaksinën ruse Sputnik V për fazën e parë, ku ka porositur një ngarkesë prej 300 mijë dozash që mbërriti në Buenos Aires mëngjesin e ditës së sotme.

Ndërsa, Brazili edhe pse ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave në rajon nuk do të fillojë vaksinimin deri në mes të muajit shkurtit, pavarësisht rritjes së shifrave kohët e fundit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amerika latine brazil meksine vaksina anti-covd amerika latine brazil meksine vaksina anti-covd

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2020, 14:12

Mustafa: LDK në zgjedhje do të shkojë e vetme

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij në zgjedhje do të shkojë e vetme pa asnjë koalicion. Në një intervi...