Bota

8 persona kanë humbur jetën dhe 249 raste të reja me Covid në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

25 Dhjetor 2020, 13:44 Nga DOSJA
8 persona kanë humbur jetën dhe 249 raste të reja me Covid

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 8 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 249 të tjerë. Ndërkohë që 538 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 38.656.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 99 raste, Gjakovë 14 raste, Gjilan 14 raste, Graçanicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Podujevë 10 raste, Lipjan 7 raste, Prizren 7 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Junik 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga nje rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 50.135 raste pozitive, ndërsa  1.298 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bilamci i covid ne kosove covid ne kosove bilamci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll