Bota

Ka vetëm një kusht! Franca u jep nënshtetësinë franceze të gjithë emigrantëve që punuan në vijën e parë të luftës

25 Dhjetor 2020, 13:35 Nga DOSJA
Ka vetëm një kusht! Franca u jep nënshtetësinë franceze

Franca ka vendosur të shpërblejë  të gjithë emigrantët që kanë punuar në vijën e parë të rrezikut gjatë pandemisë Covid.

Ata do mund të marrin  nënshtetësinë franceze si shpërmblim. 74 emigrantë e kanë fituar, teksa 693 prej tyre janë në fazat e finalizimit të procesit. Ky shpërblim është i vlefshëm për të gjithë profesionistët e shëndetësisë, pastruesit e deri tek punonjësit e supermarketeve. Kjo iniciativë u njoftua fillimisht ën shtator, dhe deri më tani kanë aplikuar në total 2890 persona.

Profesionistët e fushës së shëndetësisë, pastrueset, punonjëset e mirëqenies së fëmijëve, kanë provuar përkushtimin e tyre ndaj kombit dhe tanimë është radha e Republikës të ndërmarrë një hap ndaj tyre”-u shpreh Marlene Sciappa, zv/ministrja e Nënshtetësisë.

Aplikantët duhet të kenë 5 vite banim në Francë, një rrogë të qëndrueshme dhe të kenë treguar se janë integruar në shoqërinë franceze.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll