Politike

Bashkëpunimi me shoqen e shkollës për kravatat, Rama zbërthen zyrën e tij para Fevziut, Abraham Lincoln lexon ‘Twitter’

24 Dhjetor 2020, 20:13 Nga DOSJA
Bashkëpunimi me shoqen e shkollës për kravatat, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar si ansjëherë më parë detaje nga zyra e tij për gazetarin Blendi Fevziu. Ky i fundit ka vizituar ‘kështjellën’ e kryeministrit Rama ku nuk ka lënë vend pa ngacmuar. Fevziu e nisi gjithçka me kravatat dhe e pyeti se përse i duhen kaq shumë.

“Këto janë prodhimet nga bashkëpunimi im me një shoqen e shkollës. Unë i vizatoj dhe ajo i kthen në kravata…jo se më duhen shumë..jo, por i bëj,”- tha Rama.

Më pas, kryeministri tregoi dhe një skulpturë të Abraham Lincoln që ishte vendosur buzë disa shkrimeve në Tëitter të Donald Trump.

“Këtë ma ka bërë një miku im, dhe Lincoln lexon ‘Twitter’-at e Trumpit,”- tha Rama dhe qeshi. Ajo që nuk mungonte në zyrë ishte edhe një dedikim i djalit të vogël të kryeministrit, Zaho.

“Jam krenar për ty babi,”- shihet e shkruar në një letër të bërë nga Zaho për Ramën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi fevziu edi rama zyra e rames blendi fevziu edi rama zyra e rames

Sondazh

Poll