Politike

Me duart plot! Rama lë shportën me dhurata në tavolinën e efektivit që u operua në Turqi, këshilla për fëmijët: Shih e

24 Dhjetor 2020, 18:44 Nga DOSJA
Me duart plot! Rama lë shportën me dhurata në tavolinën e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e ka pritur me duart bosh efktivit Fadil Allaraj që u operua në Turqi për syrin që dëmtoi gjatë protestave pas vrasjes së Klodian Rashës. Teksa i uronte shërim të shoejtë, Rama vuri mbi tavolinë një shportë dhe shtoi se e kishte me shumë merak ta shihte 36-vjeçarin e kuruar.

Por, siç theksoi dhe kryeministri, ky rast, duke qenë edhe pranë festave të fundvitit nuk mund të kalohej me duart bosh. Më tej, Rama pyeti se sa fëmijë kishte Allaraj dhe sapo mori përgjigjen i that ë nxitonte për të bërë të trein, duke qenë se merr edhe 1 milionë e 200 mijë lekë bonus.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Tani me duart bosh nuk jam…ka sjellë diçka të vogël (vë shportën mbi tavolinë).

Familjarët: Faleminderit…u munduat…edhe ti zonja ministre (I drejtohet Manastirliu), si motër më je duk atë natë, si vajzën time, kur të pashë…

Edi Rama: Sa fëmijë ke? (I drejtohet efektivit)

Fadil Allaraj: Gocën dhe djalin tu shku për gjashtë…

Edi Rama: Shih e bëj të tretin, mos e lër si unë pas dore se vjen me 1 milionë e 200 mijë lekë nga mbrapa ai se është i treti (qesh).

Fadil Allaraj dhe familjarët: Kismet…(qesh).

Sot efektivi u kthye nga Turqia. Ai kreu një ndërhyrje kirurgjikalë në sy, të cilin e dëmtoi gjatë protestave të zhvilluara pas vrasjes së Klodian Rashës në Tiranës.

Momenti në minutën 10:00

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fadil allaraj edi rama fadil allaraj

Sondazh

Poll