Politike

KQZ miraton propozimin e opozitës, ndalon qeverinë të japë koncesione 4 muaj para zgjedhjeve

24 Dhjetor 2020, 17:33 Nga DOSJA
KQZ miraton propozimin e opozitës, ndalon qeverinë të japë

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar propozimin e opozitës në KQZ për të ndaluar qeverinë të japë kontrata konsensionare dhe PPP, 4 muaj përpara zgjedhjeve.

KQZ në njoftim për mediat bën të ditur se propozimi është bërë nga Muharrem Çakaj i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe është pranuar nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji.

NJOFTIMI

Tiranë më 24.12.2020

KQZ miraton unanimisht kategoritë e veprimtarive të ndaluara dhe rregullat për raportimin e veprimtarive publike nga institucionet.  Komisioni Rregullator shqyrtoi projekvendimin “Për rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi, në prezantimin e projektaktit theksoi rëndësinë e miratimit të tij, me qëllim marrjen e masave, monitorimit dhe parandalimit të veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe të administratës shtetërore, gjatë periudhës kohore 4 muaj para zgjedhjeve deri në datën e zgjedhjeve, si dhe gjatë fushatës zgjedhore. Komisioneri tha se dispozitat e këtij projektvendimi kanë si qëllim nxitjen e paanshmërisë dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve dhe partive politike, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike që marrin pjesë në procesin zgjedhor, si dhe për mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime politike. Pas shqyrtimit në parim dhe nen për nen, Komisioni Rregullator unanimisht vendosi miratimin e projekvendimit. Gjithashtu, Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “Për miratimin e rregullave dhe modaliteteve për llogaritjen e vlerës monetare të dhurimeve në natyrë ose shërbimeve, huave dhe kredive për qëllime zgjedhore ose politike të përfituara nga partitë politike dhe kandidatët gjatë fushatës zgjedhore”. Akti ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe modaliteteve për llogaritjen e vlerës monetare të dhurimeve në natyrë ose shërbimeve, huave dhe kredive për qëllime zgjedhore ose politike, të përfituara nga partitë politike dhe kandidatët gjatë fushatës zgjedhore.

Para disa ditësh, Partia Demokratike ka depozitoi një draft në Komisionin Rregullator në KQZ ku zgjeroi gamën e aktiviteteve që i duhen ndaluar qeverisë 4 muaj para zgjedhjeve.

Mes tyre përfshihej “falja e kamatvonesave të gjobave, si dhe detyrimeve tatimore dhe doganore. Ndalimi i dhënies me koncesion, PPP dhe çdo kontrate tjetër publike; ndalimin e privatizimeve dhe tjetërsimeve të çdo lloj prone, aseti shtetëror e publik, përdorimin e detyruar në fushatë zgjedhore të administratës shtetërore e publike qendrore e vendore brenda dhe jashtë orarit të punës për veprimtari dhe/ose aktivitete për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimin në mënyrë të detyruar dhe të organizuar brenda orarit mësimor të nxënësve/studentëve të sistemit shkollor parauniversitar dhe universitar për veprimtari dhe aktivitete në funksion të zgjedhjeve, ose premtimin apo ofrimin e përfitimeve nëpunësve publikë ose nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari për qëllime zgjedhore, jashtë orarit të punës ose mësimit, si dhe ushtrimin e presionit ndaj tyre për këtë qëllim”.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eridian salianji kqz muharrem çakaj eridian salianji kqz muharrem çakaj

Sondazh

Poll