Politike

Festa e Krishtlindjes, Basha publikon kartolinën: Kjo festë nuk është e zakonshme, kemi përjetuar dhimbje dhe ndarje fizike

24 Dhjetor 2020, 17:22 Nga DOSJA
Festa e Krishtlindjes, Basha publikon kartolinën: Kjo festë nuk

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtrët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky vit ka qenë shumë i vështirë pasi të gjithë kemi përjetuar dhimbje dhe ndarje fizike dhe kemi ndjerë mall për më të dashurit tanë.

Kryedemokrati, krah kartolinës së tij, shton se më mirë është që të shihet përpara me shpresë për të ardhmen. 

“Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Krishtlindje të Gëzuara! Kjo Krishtindje nuk është e zakonshme. Gjatë këtij viti kemi kaluar vështirësi të mëdha, kemi përjetuar dhimbje dhe ndarje fizike dhe kemi ndjerë mall për më të dashurit tanë. Por në të njëjtën kohë, kemi patur mundësi të shohim më qartë ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar realitetin tonë. Le të shohim me shpresë përpara, sepse siç thuhet edhe në librat e shenjtë, pas errësirës vjen drita. Si një familje e madhe të ndërtojmë me dhembshuri dhe kujdes për njëri-tjetrin të sotmen dhe të nesërmen tonë. Gëzimi i kësaj nate i mbushtë zemrat tuaja e Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar dhe Krishtlindje të bekuara!”- shkruan Basha. 

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri për të sjellë dhuratat. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike festa e krishtlindjes lulzim basha festa e krishtlindjes lulzim basha

Sondazh

Poll