Politike

Rama e Veliaj inspektojnë rindërtimet në  Zallherr/ Gruaja përlotet kur merr çelësat e shtëpisë së re, i drejtohet Kry

24 Dhjetor 2020, 16:34 Nga DOSJA
Rama e Veliaj inspektojnë rindërtimet në  Zallherr/ Gruaja

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë qenë sot në Zallherr, ku dhe u kanë dorëzuar çelësat e shtëpive disa familjeve, që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Çelësat e shtëpive i ka marrë dhe Prenda Zmalaj, e cila vetëm pak kohë më parë humbi bashkëshortin e saj. Në momentin që asaj i janë dorëzuar çelësat e shtëpisë së re është përlotur sakaq nuk ka kursyer falenderimet për Erion Veliajn dhe Edi Ramën duke shtuar se nëse ata nuk do ta ndihmonin ajo do të kishte ngelur pa shtëpi.

“Ju falënderoj Kryeministër! Falënderoj kryetarin e Bashkisë që më ka përkrahur! Një falenderim njësisë! Mos të kishit qenë ju, do isha pa shpi akoma. Tani që jam dhe në vetmi, mbështetja juaj më ka ndihmuar shumë”, tha Prenda.

Pjesë nga biseda mes Kryeministrit, kryebashkiakut Veliaj dhe Prenda Zmalajt:

Veliaj: Prendë si je? Erdhëm prapë!

Prenda: Je nji djal që s’e ban nëna më mirë.

Veliaj: Bashkë me shokë. E di që ke vuajtur shumë …

Rama: Ngushëllime për bashkëshortin!

Prenda: Faleminderit!

Veliaj: I tregova kryeministrit. Herën e fundit që kemi qenë, ishit bashkë me bashkëshortin.

Rama: Prendë, çfarë vitesh ke ardhur ti në Tiranë?

Prenda: Në vitet ’90. Me origjinë jam nga Puka.

Prenda: Falenderoj z. Kryeministër që më dha mundësinë e më bëri me shtëpi. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që më ka përkrahur! Një falenderim njësisë! Mos kishit qenë ju, unë do të isha pa shtëpia akoma.

Veliaj: Kryetar, ka qenë një shtëpi shumë e varfër.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll