Politike

Thirrjet e qytetarëve shkuan në vesh të shurdhër/ Teliti: Shqiptarët e presin të varfër Vitin e Ri

24 Dhjetor 2020, 16:25 Nga DOSJA
Thirrjet e qytetarëve shkuan në vesh të shurdhër/ Teliti:

TIRANË– Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, thotë  se shqiptarët po e presin të varfër Vitin e Ri 2021. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Teliti ka thënë se thirrjet e qytetarëve gjatë 10 muajve pandemia kanë rënë në vesh të shurdhër, sakaq shton se Rama ka  braktisur shqiptarët dhe ofroi paketën me të ulët në rajon e më gjerë.

Postimi i ekspertit të ekonomisë pranë PD-së Dorjan Teliti:

440 lekë në muaj, kjo është “arritja mëshiruese” e Edi Ramës për shqiptarët në nevojë. 10 muaj pandemi e shumë e shumë thirrje të biznesit, qytetarëve e opozitës kanë rënë në veshin e shurdhët të Kryeministrit që ka braktisur shqiptarët dhe ofroi paketën me të ulët në rajon e më gjerë. Fund viti erdhi dhe shqiptarët do të festojnë të varfër e me tryezën bosh. Një vit i ri na pret, #25prilli po afron dhe me plot shpresë e besim do ja dalim të rikthejmë vëmendjen dhe paratë e shqiptarëve aty ku e kanë vendin, në xhepat e tyre.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorian teliti dorian teliti

Sondazh

Poll